SBASHK në Varshavë – për dialog social dhe rritjen e atraktivitetit të profesionit të mësuesisë

- Advertisement -

Delegacioni i SBASHK-ut, i përbërë nga Ymer Ymeri, Sekretar i Përgjithshëm, dhe Vjollca Shala, Nënkryetare, po merr pjesë në Tryezën e Mësimit nga Bashkëmoshatarët (Peer Learning Activity) që po mbahet më 15–16 tetor 2025 në Varshavë të Polonisë.

- paragrafi 1 -

Në këtë veprimtari, që organizohet nga Federata Evropiane e Punëdhënësve të Arsimit (EFEE) dhe Komiteti Evropian i Sindikatave për Arsim (ETUCE), po marrin pjesë përfaqësues nga shumë vende evropiane.

- Advertisement -

📌 Delegacioni i SBASHK-ut ka zhvilluar një takim të rëndësishëm me Kryetarin e ETUCE-s, John MacGabhann, ku është diskutuar për bllokimin e dialogut social në Kosovë dhe për mundësinë e nënshkrimit të Kontratës Kolektive nga MASHTI.

Diskutimet në këtë tryezë janë përqendruar në temat:

🎓 Rritja e atraktivitetit të profesionit të mësuesisë

- Advertisement -

🕒 Koha e punës së mësimdhënësve në vendet evropiane

💬 Mirëqenia dhe sfidat e mësimdhënësve

🤝 Forcimi i dialogut social në arsim

SBASHK vazhdon të jetë zë i fuqishëm për mësimdhënësit dhe për të drejtat e punëtorëve të arsimit në Kosovë! 💪📚