SBASHK, mirëpret lirimin e mësimdhënësve nga pagesa e transportit publik

- Advertisement -

SBASHK-u e ka mirëpritur vendimin e Komunës së Prishtinës për t’i liruar nga pagesa e transportit publik mësimdhënësit dhe kategoritë tjera të arsimit parauniversitar, pas kërkesës që Niveli Sindikal Komunal i Prishtinës kishte bërë muaj më parë për lirim të mësimdhënësve nga pagesa e transportit.

- paragrafi 1 -

SBASHK-u me iniciativë të kryetarit të Nivelit Sindikal të Komunës së Prishtinës, z. Qamil Hajdini, që nga muaji qershor e ka iniciuar këtë kërkesë në Komunën e Prishtinës duke zhvilluar kështu disa takime me zyrtarë të kabinetit të kryetarit z. Përparim Rama, zyrtarë të DKA-së dhe përfaqësues tjerë komunal.

- Advertisement -

“Me këtë bashkëpunim ne po synojmë që në Prishtinë nga trafiku të largohen mbi 500 vetura në ditë sepse do të shfrytëzohët Trafiku Urban. Ky hap është një veprim konkret në mbështetje të arsimit dhe i njëkohshëm me përkushtimin për një Prishtinë më të qëndrueshme dhe më të gjelbër”, ka thënë ndër të tjera kryetari i NSKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini.

SBASHK-u e falënderon Komuën e Prishtinës për realizimin e këtij vendimi, derisa njofton të gjithë mësimdhënësit, stafin mbështetës dhe nxënësit se këtë lirim nga pagesa mund t’a shfrytëzojnë që nga 1 tetori 2025. /AlbanianEducation.net/.