E premte, 26 Korrik, 2024

SBASHK: Mësimdhënësve t’u njihet përvoja si kontributdhënës nga viti 1989 deri në vitin 1999

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK) ka kërkuar që Ligji për Skemat Pensionale të ndryshohet në mënyrë që mësimdhënësve t’u njihet përvoja si kontributdhënës nga viti 1989 deri në vitin 1999.

Sekretari i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, tha se ky ligj i diskriminon punonjësit e arsimit pasi nga 250 euro sa do të merrnin pension me njohjen e 15 viteve kontributdhënëse, me këtë Ligj pensionistët e arsimit i gëzojnë vetëm 166 euro.

- Advertisement -

“Ligji për skemat pensionale i ka mohuar dy të drejta të punëtorëve të arsimit. 1: Sipas nenit 8, pika 6 ndërsa tjetrën në bazë të ligjit mbi punëtorët e arsimit të viteve 1989/90, në bazë të këtyre ligjeve punëtorët e arsimit i kanë gëzuar të drejtat si kontributdhënës, me këtë ligj iu është mohuar e drejta e viteve kontributdhënëse, 89/99 nuk llogaritet në vite, janë diskriminuar, ndaj punëtorëve që kanë punuar në sistemin e Republikës së Serbisë, që nuk iu kanë përgjigj sistemit të Republikës së Kosovës nëse ata kanë punuar 15 vite, ata e gëzojnë pensionin 250 euro 166 euro, vetëm për 6 vitet që kanë punuar në skemat pensionale të Serbisë, ndërsa për vitet e sistemit të Kosovës nuk u njihet”, tha Ymeri për Tëvë1.

Ai shtoi se edhe për 9 vitet e okupimit nuk ju paguhen kontributet pensionale.

Ymeri tha se për këtë kanë kërkuar ankesë nga Avokati i Popullit si dhe janë takuar me grupin Parlamentar të PDK-së dhe LDK-së derisa presin takim edhe me AAK-në dhe LVV-në.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vera Çollaku nga Prizreni diplomon në afat rekord në Fakultetin e Mjekëisë

Vera Çollaku 23 vjeçare nga Prizreni ka diplomuar në afat rekord në Fakultetin e...

Argjent Latifi nga Podujeva diplomon në njërin prej universiteteve më të njohura në Londër

I riu kosovar Argjent Latifi, me origjinë nga qyteti i Podujevës, është bërë tashmë...

Erëza Durmishi, doktoresha më e re në qytetin e Mitrovicës – diplomon në afat rekord

Qytetit të Mitrovicës i'u shtua edhe një mjeke e re, kjo është Erëza Y....

Alarmante: Bie në nivel rekord interesimi për të studiuar në Juridik, nuk plotësohet as numri

Më 4 korrik, Universiteti i Prishtinës zyrtarisht hapi konkursin për pranimin e studentëve të...