E diel, 23 Shkurt, 2025

SBASHK merr vendim për grevën në arsim

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës edhe zyrtarisht ka marrë vendim për mbajtjen e grevës njëorëshe më 12 maj.

Kjo pasi ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci nuk ka mbajtur premtimin se do të ketë dialog përmbajtësor, madje sipas tyre, nuk ka bërë asnjë hap konkret.

- Advertisement -

Greva njëorëshë do të mbahet në të gjithë sektorin e arsimit në të dy ndërrimet, që nga çerdhet e deri ne universitetet, raporton Indeksonline.

Më pas, më datë 20 maj do të vazhdohet me grevë, në të cilën, përveç udhëheqësve sindikalë, do të marrin pjesë edhe anëtarësia e duke mos përjashtuar edhe veprime më radikale pas kësaj date, nëse Qeveria nuk i qaset drejt dialogut me SBASHK-un.

Më poshtë vendimi i plotë:

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologji dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, konsideron se nuk është koha për grevë.

“Unë nuk besoj që është koha për greva, Qeveria e Kosovës është duke punuar shumë. Humbjet tek nxënësit kanë qenë të mëdha, kështu që besoj që bashkë me të gjithë mësimdhënësit dhe SBAShK-un duhet të japin maksimumin për fëmijët tanë. Ka shumë nevojë për përmirësim të rezultateve në arsim”, kishte thënë Nagavci.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....