SBASHK merr pjesë në Konferencën Evropiane në Bruksel

- Advertisement -

Më 17-18 qershor 2025 në Bruksel po mbahet Konferenca e Partnerëve Social Evropian me temën “Shëndeti mendor në punë dhe rreziqet psikosociale në arsim”, e organizuar nga ETUCE dhe EFEE.

- paragrafi 1 -

SBASHK po përfaqësohet në këtë konferencë nga Nënkryetarja, znj. Vjollca Shala dhe Sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri. Kjo konferencë vjen si përmbyllje e një pune dyvjeçare, që përfshin edhe një hulumtim të gjerë mbi mirëqenien në vendin e punës në sektorin e arsimit, pas ndikimeve të pandemisë COVID-19.

- Advertisement -

Raporti i titulluar “Occupational wellbeing in European education systems: Social partners in education addressing the lasting impact of the COVID-19 crisis” është prezantuar gjatë konferencës.

Konferenca u hap nga Drejtori i ETUCE-së, z. Jemmers, i cili theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të partnerëve social në përmirësimin e kushteve të punës për punëtorët e arsimit në gjithë Evropën.