SBASHK me njoftim të rëndësishëm për mësimdhënësit e Pejës

- Advertisement -

SBASHK ka njoftuar se do të mbajë trajnime nesër dhe pasnesër me mësimdhënësit në Pejë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi:

- Advertisement -

Njoftim për Mbajtjen e Trajnimeve në Pejë.

Të nderuar anëtarë të SBASHK-ut,

Ju informojmë se trajnimi mbi “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” do të mbahet të shtunën dhe të dielën, më 19 dhe 20 prill 2025, në shkollën “Pëllumbat e Paqes” në Pejë, me fillim nga ora 9:00.

- Advertisement -

Sqarim: Emrat dhe të dhënat e pjesëmarrësve në trajnimet tona i marrim nga kryetarët e sindikatave komunale, të cilët i pranojnë ato nga kryetarët e shoqatave sindikale.

Pjesëmarrësit që kanë munguar një ditë në trajnimet e mëparshme mund të marrin pjesë në këtë trajnim për të zëvendësuar ditën e munguar, duke njoftuar paraprakisht trajnerin përkatës.