SBASHK mban trajnime për mësimdhënës në Prishtinë dhe Pejë

- Advertisement -

SBASHK ka njoftuar se ka vazhduar me organizimin e trajnimeve për mësimdhënës-anëtarë të sindikatës edhe vikendin që shkoi.

- paragrafi 1 -

“Në shkollën “8 Marsi” në Pejë dhe “Ismail Qemali” në Prishtinë, u mbajt trajnimi në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, i ka vizituar mësimdhënësit e Pejës të cilët po e mbajnë këtë trajnim për të dytin vikend me radhë në shkollëën “8 Marsi” në këtë qytet.

Kryetari Jasharaj i ka përgëzuar mësimdhënësit për angazhimin e tyre në arritjen sa më të lartë të shkathtësive në mësimdhënie duke iu dëshiruar suksese sa më të larta në këtë drejtim.

Trajnimi i filluar një javë më parë në këtë qytet për dy grupe të mësimdhënësve po udhëhiqet nga trajneri Burim Krasniqi.

- Advertisement -

Po ashtu, gjatë vikendit që shkoi, trajnimi në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” filloi edhe për një grup të mësidhënësve-anëtarë të SBASHK-ut në Prishtinë, nën udhëheqjen e trajnerit Kadri Hyseni.