SBASHK të enjten, më 22.01.2026, mbajti testin për një grup të mësimdhënësve në Mitrovicë, të cilët e kanë përfunduar trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.
Testi u administrua nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri, derisa i pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Mitrovicë, Isa Ismajli, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e testimit.
Trajnimi ishte udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Fevzi Selmani dhe ishte mbajtur në shkollën “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.
SBASHK vazhdon me trajnime edhe në shumë komuna tjera në shërbim të anëtarësisë.