SBASHK mbajti testin për një grup të mësimdhënësve në Kaçanik

- Advertisement -

SBASHK të mërkuren mbajti testin për një grup të mësimdhënësve në Kaçanik, të cilët e kishin përfunduar trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.

- paragrafi 1 -

Testi u administrua nga Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala. I pranishëm për ta përcjellë nga afër mbarëvajtjen e testit ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Kaçanik, Islam Berisha.

- Advertisement -

Ndërsa, trajnimi ishte udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK-U, Naser Guri.
SBASHK vazhdon me organizimin e trajnimeve pa pagesë për të gjithë anëtarët e vet në të gjitha komunat e Kosovës.