SBASHK ka organizuar të dielën testin për një grup të mësimdhënësve në Drenas, të cilët me sukses e kanë përfunduar trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”- moduli II.
Testi u administrua nga Sekretari i përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Afërdita Ahmeti, derisa i pranishëm për ta përcjellë nga afër mbarëvajtjen e testit ishte edhe kryetari i SKAP-it për Drenas, Ilaz Dervishi si dhe trajneri që e udhëhoqi këtë grup të trajnimit, Fejzullah Berisha.
SBASHK vazhdon me trajnime pa pagesë në shërbim të anëtarësisë në të gjitha komunat e Kosovës.