SBASHK të dielën organizoi testet për tri grupe të mësimdhënësve të cilët e kishin përfunduar me sukses trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, dy grupe në modulin e dytë dhe një grup në modulin e parë.
Testet u administruan nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Nezafete Jakupi.
I pranishëm gjatë testimit ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Dragash, Vloran Krasniqi si dhe trajnerët të cilët i kishin udhëhequr trajnimet, Arton Ajeti dhe Admir Halimi.