SBASHK mbajti testet për mësimdhënës në Malishevë dhe Klinë

- Advertisement -

SBASHK të enjten organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.

- paragrafi 1 -

Ne Malishevë testi u administrua nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, derisa i pranishëm ishte edhe kryetari i SKAP-it për këtë komunë, Skender Gashi. Kurse trajnimi ishte udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Albert Samadraxha.

- Advertisement -

Edhe në Klinë u testua një grup i mësimdhënësve të cilët e kishin ndjekur po të njëjtin trajnim, derisa trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Nexhmedin Gruda e kishte udhëhequr këtë grup të mësimdhënësve. Edhe në Klinë i pranishëm ishte kryetari i SKAP-it, Arif Elezaj kurse testi u administrua nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.