SBASHK organizoi të mërkurën testet për dy grupe të mësimdhënësve në Prishtinë, të cilët e kanë përfunduar me sukses trajninin në programin “Aplikimi i programeve komojuterike në mësimdhënie”.
Njëri grup i mësimdhënësve iu nënshtrua testit në programin “Aplikimi i programeve komojuterike në mësimdhënie”-moduli 1, të cilin e udhëhoqi trajneri Arben Zymeri. Kurse grupi tjeter në programin “Aplikimi i programeve komojuterike në mësimdhënie”-moduli 2, i cili u udhëhoq nga trajnerja Blerona Ahmeti.
Testet u administruan nga Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe Sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri.
I pranishëm ishte edhe kryetari i SKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini dhe trajnerët të cilët i udhëhoqën grupet e trajnimit, Blerona Ahmeti, respektivisht Arben Zymeri.