SBASHK të enjten organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kishin përfunduar me sukses trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, moduli 1 dhe moduli 2.
Trajnimi “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” moduli i parë ishte udhëhequr nga trajneri Kadri Hyseni dhe ishte mbajtur në shkollën “Musa Hoti”.
Kurse trajnimi i programit “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” moduli 2 ishte udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Fevzi Selmani, dhe ishte mbajtur në shkollën “Hasan Prishtina” në Mitrovicë.
Gjatë testimit, për të përcjellur mbarëvajtjen e procesit dhe për t’u kujdesur për kushtet e punës së mësimdhënësve, i pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Mitrovicë, Isa Ismajli.
Ai u dëshiroi mësimdhënësve arritje sa më të larta dhe zhvillim sa më të lartë profesional.
SBASHK vazhdon me trajnime në të gjitha komunat e Kosovës për mësimdhënësit anëtar të Sindikatës.