SBASHK mbajti testet në Skenderaj për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.
Testet u administruan nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Nezafete Jakupi.
Ndërsa, i pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Skenderaj, Shpend Rexha, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e testit.
Ndërkohë, trajnimet ishin udhëhequr nga trajneret e përcaktuara nga SBASHK, Arbenita Gashi dhe Fatlume Mehmeti.
SBASHK vazhdon me trajnime pa pagesë në të gjitha komunat e Kosovës për anëtarësinë e vet.