Të dielën SBASHK-u organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve në Prishtinë të cilët e kanë përfunduar trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.
Testi u administrua nga Sekretari i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, zyrtari Ligjor, Blendor Shatri, zyrtaret: Nezafete Jakupi dhe Drita Vitia.
Mbarëvajtja e trajnimit u përcoll edhe nga u.d. i kryetarit të SKAP-it, Shpetim Hyseni. Dy grupet e trajnimit ishin udhëhequr nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK-u, Nexhmedin Gruda.
Po ashtu, gjatë javës, për një grup të mësimdhënësve, testi ishte organizuar nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe Sekretari i SBASHK-ur, Ymer Ymeri edhe në Mitrovicë, të cilët ishin udhëhequr nga trajneri Fejzullah Berisha.