SBASHK mbajti testet për 4 grupe të mësimdhënësve në Ferizaj dhe Podujevë

- Advertisement5 -

SBASHK organizoi të dielën testet për katër grupe të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.

- paragrafi 1 -

Dy grupe të testimit u organizuan në Ferizaj, nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja, Shukrije Gori Markovic. Ndërkohë trajnimet ishin udhëhequr nga trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK, Arsim Qalaj dhe Xhemil Halili.

- Advertisement - M1

I prabishëm për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e testimit ishte edhe anetari i SBASHK-ut në Ferizaj, Arben Xhokli.

Kurse në Podujevë, SBASHK mbajti testet për dy grupe të mësimdhënësve po ashtu në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, të cilët ishin udhëhequr nga trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK, Blerim Hyseni dhe Leotrim Sadiku.

Testet në Podujevë u administruan nga zyrtari Ligjor në SBASHK, Blendor Shatri, kurse i pranishëm për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e testimit ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Podujevë, Fadil Halimi.

- Advertisement - m2