SBASHK sot mbajti testet për nësimdhënës të cilët e kishin përfunduar trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, moduli 1 dhe moduli 2, në Prishtinë dhe Malishevë.
Në Prishtinë u mbajtën testet për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kishin ndjekur trajnimin në shkollën ”Dardania”, në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”- moduli i dytë.
Testet u administruan nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtari Ligjor, Blendor Shatri.
Kurse trajnimet ishin udhëhequr nga trajnerët Dorentinë Demaku dhe Arben Zymeri.
Për mbarëvajtjen e testimit u kujdes edhe kryetari i NSKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini.
Kurse në Malishevë testi u organizua për një grup të mësimdhënësve në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, moduli i parë.
Në Malishevë testi u administrua nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, kurse për ta përcjellë nga afër mbarëvajtjen e testimit, i pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Malishevë, Skender Gashi.
Kurse trajnimi ishte udhëhequr nga trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Albert Samadraxha.