SBASHK mbajti sot testet për 4 grupe të trajnimit në Skenderaj e Lipjan

- Advertisement5 -

SBASHK organizoi të dielën testet për katër grupe të mësimdhënësve të cilët e kishin përfunduar më parë trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në Lipjan dhe Skenderaj.

- paragrafi 1 -

Në Lipjan u mbajtën testet për dy grupe të mësimdhënësve, një në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 1 i cili ishte udhëhequr nga trajneri Idriz Sopa dhe grupi tjeter në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 2, i cili ishte udhëhequr nga trajnerja e përcaktuar nga SBASHK, Blerona Ahmeti.

- Advertisement -

Testet në Lipajn u administruan nga sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Nezafete Jakupi, derisa i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Lipjan, Emrush Ahmeti.
Po ashtu testet për dy grupe të mësimdhënësve u mbajtën edhe në Skenderaj në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 1.

Trajnimet ishin udhëhequr nga trajneret e përcaktuara nga SBASHK, Fatlume Mehmeti dhe Arbenita Gashi, kurse testet u administruan nga zyrtari Ligjor në SBASHK, Blendor Shatri.
I pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Skenderaj, Shpend Rexha i cili u kujdes për mbarëvajtjen e procesit.