SBASHK të dielën ka organizuar testin për një grup të mësimdhënësve në Gjilan të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.
Testi u administrua nga Sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri derisa e pranishme ishte edhe trajnerja që e udhëhoqi këtë grup të trajnimit, Ibadete Limoni.
SBASHK vazhdon me organizimin e trajnimeve në mbarë Kosovën në shërbim të anëtarësisë.