E mërkurë, 26 Shkurt, 2025

SBASHK kërkon tërheqjen e doracakut për edukimin seksual: Material degjenerues, duhet hedhur në bërllok

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK), ka reaguar me shqetësim të thellë ndaj doracakut të titulluar “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për klasat 1-5, të përgatitur për mësimdhënësit nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI).

SBASHK e cilëson këtë doracak si “degjenerues” dhe kërkon tërheqjen e tij nga institucionet arsimore në Kosovë.

- Advertisement -

Në deklaratën e saj, SBASHK thekson se doracaku nuk është i përshtatshëm për institucionet shkollore dhe është kundër misionit të tyre arsimor.

“Ky doracak duhet tërhequr e hedhur në bërllok sepse nuk i duhet shkollës dhe arsimit në Kosovë,” thuhet në deklaratë.

Sindikata shpreh bindjen se mësimdhënësit, të cilët sipas saj kanë një mision të shenjtë në edukimin dhe arsimimin e brezave, nuk kanë përdorur asnjë përmbajtje nga ky material.

“Jam i sigurt se as edhe njëri nga ata nuk e ka përdorë as edhe faqe, madje as edhe një shkronjë nga doracaku i degjenerimit,” thuhet mes tjerash në deklaratë.

SBASHK gjithashtu kritikon ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për përjashtimin e përfaqësuesit të SBASHK-ut nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve, duke thënë se kjo ka ndikuar në përjashtimin e sindikatës nga debatet dhe konsultimet për çështjet arsimore.

“SBASHK-u nuk ftohet në konsultime e bashkëbiseda dhe për këtë edhe shqetësimet e problemet janë grumbulluar dhe sa vijnë e shtohen,” thuhet në deklaratë.

- Advertisement -rrrrrrr

Në fund, SBASHK kërkon që ministrja Nagavci të kërkojë falje për përgatitjen dhe dedikimin e këtij doracaku, ndërsa shton se ky material duhet “të shpallet i hedhur në bërllok.”

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesoresha Selvije Makolli zgjedhet – mësimdhënëse e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri”

Profesoresha Selvije Makolli është zgjedhur mësimdhënësja më e dalluar në Gjimnazin”Sami Frashëri”, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi...

Fitore Rashiti-Tmava, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Luma” në Lipjan

Fitore Rashiti-Tmava është zgjedhur si mësuesja më e dalluar në shkollën fillore "Ismail Luma"...

Arta Buqaj-Ramabaja zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë

Arta Buqaj-Ramabaja është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Pavarësia" në Prishtinë, shkruan...

Jasharaj paralajmëron sërish: Nëse vazhdojmë të injorohemi, mund të ketë protesta e greva

Kryesindikalisti i Arsimit, Rrahman Jasharaj ka thënë se uron që të formohet një Qeveri...