E enjte, 26 Dhjetor, 2024

SBASHK: Jemi të pajtimit që koeficienti të jetë 120 euro

- Advertisement1-

Ymer Ymeri nga SBASHK ka deklaruar se vlera e koeficientit caktohet ashtu si është në Ligj.

“Vlera e koeficientit caktohet ashtu si është është në Ligj, gjatë këtij muaji janar merr vendim qeveria dhe e cakton. Ne si SBAShK, e kemi autorizuar kryetarin e BSPK-së Atdhe Hykolli, që në kontakt me qeverinë të bëjë përpjekje që vlera e koeficientit të caktohet në vlerë maksimalisht të mundshme”, u shpreh ai.

- Advertisement -

Më tej, ai tregoi se Hykolli ka pasur një takim me kryeministrin Albin Kurti, ku sipas tij janë duke u bërë përllogaritjet se sa është e mundshme vlera e koeficientit për çdo punëtor.

“Një takim e ka pasur me kryeministrin. Sipas kryeministrit, janë duke e bërë përllogaritë me i vendos secilit punëtor me koeficient sipas ligjit të pagave duke i bërë përllogaritë se sa është e mundshme të caktohet sa më e madhe vlera e koeficientit”, tha Ymeri.

Në fund, Ymeri tregoi se kishin kërkuar që koeficienti të jetë 120 euro, e sipas tij, nëse ka më shumë është plus.

I pyetur se çfarë do të ndodh nëse është më pak se shuma e tyre e kërkuar, ai u përgjigj se do të bisedojmë për aq sa është e mundshme.

“Ne jemi të pajtimit, ne kemi kërkuar që së paku koeficienti me qenë 120 euro por nëse është më shumë se 120 euro është plus. Do të bisedojmë aq sa është e mundshme”, përfundoi ai.

SBAShK-u pas takimit me kryetarët të nivelit komunal Sindikal dhe universiteteve, ka propozuar BSPK-së që të pezullohet greva.

- Advertisement -rrrrrrr

Ligji i pagave është votuar në Parlament dhe pritet të nis implementimi i tij në shkurt të këtij viti.

Kundër ligjit të pagave ka dalë opozita, e cila ka dërguar këtë ligj në Gjykatë Kushtetuese.

Ndërkaq, edhe Instituti i Kosovës për Drejtësi dje ka kërkuar nga Avokati i Popullit që këtë ligj ta dërgojë në Kushtetuese.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...

Mësuesja nga Zagrebi, një shembull i guximit dhe njerëzores së kohës

Në një kohë kur lajmet për sfida në TikTok dhe trende të tjera mbushin...

Shtesat e fundvitit prej 100 eurove, Murati jep një lajm të ri

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se qytetarët që nuk kanë nevojë për...

Vdes nxënësi Albatrit Murseli nga Cermjani i Gjakovës

Ka vdekur nxënësi Albatrit Murseli, nxënës i shkollës " Ali M. Hasi", në Cërmjan...