SBASHK gjatë këtij vikendi ka filluar me dy grupe të trajnimit për mësimdhënës në dy programe të ndryshme.
Në Fushë-Kosovë filloi një grup i trajnimit në programin ”Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, i cili po udhëhiqet nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Safet Beqiri, derisa trajnimi po mbahet në shkollën ”Mihal Grameno”.
Ndërsa në shkollën ‘Ismail Luma” në Lipjan filloi trajnimi për një grup të mësimdhënësve në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajner Idriz Sopa.
Mësimdhënësit i vizitoi të dielën edhe kryetari i SKAP-it për Lipjan, Emrush Ahmeti.