SBASHK të shtunën filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” dhe “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” në disa komuna të Kosovës si Prishtinë, Gjakovë, Klinë, Fushë-Kosovë, Pejë, Malishevë e Rahovec.
Në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, dy grupe filluan të shtunën në Prishtinë me trajnerët Nexhmedin Gruda dhe Arben Zymeri, derisa grupi i tretë pritet të filloj të dielën po ashtu me trajner Nexhmedin Gruda.
Një grup i trajnimit filloi të shtunën edhe në Klinë në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajner Fejzullah Berisha, derisa grupi i dytë pritet të filloj të dielën në këtë komunë po me këtë trajner të përcaktuar nga SBASHK-u.
Një grup i trajnimit të shtunën filloi edhe në Gjakovë në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnere Litvana Spahija, derisa të dielën pritet të fillojë edhe grupi i dytë i trajnimit me të njëjtin program dhe të njëjtën trajnere të përcaktuar nga SBASHK-u.
Një grup i trajnimit të shtunën filloi edhe Malishevë në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajner Albert Samadraxha si dhe një grup filloi në programin e njëjtë në Fushë-Kosovë, me trajnere Blerona Ahmeti.
Ndërkohë, dy grupe të trajnimit filluan në Pejë në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” me trajnerët e përcaktuar nga SBASHK: Addhe Krasniqi dhe Ilir Gashi si dhe një grup në programin e njëjtë në Rahovec, me trajner Gani Kryeziu.
Të dielën po ashtu mbahet testi për një grup të mësimdhënësve nga komuna e Vitisë të cilët e kanë përfunduar trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajner Musli Neziri.
Derisa vazhdojnë grupet e trajnimit të filluara javët e kaluara në Podujevë, Prizren, Pejë e Gjilan.