SBASHK fillon edhe me 11 grupe të reja të trajnimit këtë vikend

- Advertisement -

SBASHK ka organizuar edhe 11 grupe të reja të trajnimit në komuna të ndryshme të Kosovës të cilat do të nisin të shtunën dhe të dielën.

- paragrafi 1 -

Të shtunën filluan tri grupe të trajnimit në Suharekë në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK: Skender Gashi, Emin Hoxha dhe Bahrije Elshani. Dy grupe tjera do të fillojnë të dielën me po trajnerët Skender Gashi dhe Emin Hoxha.

- Advertisement -

Në Gjilan filloi një grup i trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajner Xhemail Kastrati, kurse të dielën pritet të fillojë grupi i dytë në po të njëjtin program dhe nga po i njëjti trajner.

Edhe në Ferizaj filluan dy grupe të trajnimit në progranin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajnerët e përcaktuar nga SBASHK, Xhemil Halili dhe Arsim Qalaj.

Kurse në Dragash filloi një grup i trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajner Vloran Krasniqi si dhe në Lipjan në po të njëjtin program të trajnimit filloi një grup i mësimdhënësve, me trajner Idriz Sopa.

- Advertisement -

SBASHK gjatë vikendit do të organizojë edhe testet për dy grupe të mësimdhënësve në Pejë dhe dy grupe në Podujevë, të cilët e kanë përfunduar këtë trajnim me sukses.

https://www.facebook.com/share/1B5VQA1VQN/