SBASHK filloi të shtunën me dy grupe të trajnimit për mësimdhënësit anëtar të komunës së Obiliqit.
Trajnimet filluan në dy programe të ndryshme ku njëri grup filloi në “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK, Xhelal Krasniqi dhe grupi tjetër në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK-u, Emrush Ahmeti.
Mësimdhënësit të cilët e filluan trajnimin i vizitoi edhe kryetarja e NSKAP-it për Obiliq, Luljeta Boshnjaku, e cila u dëshiroi suksese dhe arritje sa më të larta profesionale.