SBASHK filloi sot me katër grupe të trajnimit në Prishtinë dhe Dragash në dy programe të ndryshme të trajnimit.
Në Prishtinë filluan dy grupe në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, një në modulin e parë dhe një në modulin e dytë, të cilët po udhëhiqen nga trajnerët Nexhmedin Gruda, respektivisht Dorentinë Demaku.
Mësimdhënësit të cilët e filluan trajnimin i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e trajnimit. Kurse në Dragash filluan dy grupe të trajnimit, njëri në porgramin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, moduli 2 si dhe një grup i trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, i cili po udhëhiqet nga trajneri Vloran Krasniqi. SBASHK po vazhdon me grupe të trajnimit edhe në Mitrovicë, Ferizaj, Junik, Istog, Gjilan dhe komuna tjera të Kosovës.