SBASHK filloi me katër grupe të reja të trajnimit në programin Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” dhe “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”.
Me tri grupe të trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 1 dhe moduli 2, të shtunën filloi Dragashi.
Grupi i trajnimit në modulin e parë po udhëhiqet nga trajneri Vloran Krasniqi derisa grupet e modulit të dytë po udhëhiqen nga trajnerët e përcaktuar nga SBASHK, Arton Ajeti, respektivisht Admir Halimi.
Ndëkrohë, të shtunën filloi edhe një grup i trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” në Fushë-Kosovë, i cili po udhëhiqet nga trajnerja e përzgjedhur nga SBASHK, Jehona Hysenaj.
SBASHK vazhdon angazhimin në shërbim të anëtarësisë përmes trajnimeve për zhvillim profesional pa pagesë për të gjithë punonjësit arsimor-anëtar të SBASHK-ut.
Trajnimet po vazhdojnë edhe në Shtime, Kamenicë e Gjilan.