SBASHK ka filluar sot me tri grupe të trajnimit për mësimdhënësit e Prishtinës, në dy programe të ndryshme.
Një grup filloi në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie-moduli 2” me trajnere Blerona Ahmeti. Një grup filloi në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” me trajner Afrim Gashi derisa grupi i tretë fillon në mesditë, po ashtu në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie-moduli 1”, me trajner Arben Zymeri.
Të gjitha trajnimet po mbahen në shkollën “Dardania”, derisa mësimdhënësit i vizitoi edhe kryetari i SKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e procesit.
SBASHK vazhdon mbështetjen e mësimdhënësve përmes trajnimeve të nevojshme për ngritje në karrierë dhe avancim profesional në të gjitha komunat e Kosovës.