SBASHK filloi me tri grupe të trajnimit në Mitrovicë dhe Rahovec

- Advertisement5 -

SBASHK të shtunën filloi me tri grupe të trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” dhe “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”.

- paragrafi 1 -

Në Mitrovicë filluan dy grupe të trajnimit, një në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajner Fevzi Selmani.

- Advertisement -

Kurse grupi tjetër në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, me trajner Muhamet Shala.

Në po të njëjtin program, një grup i mësimdhënësve e filluan trajnimin edhe në Rahovec, ku trajnimin po e udhëheqë trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Gani Kryeziu.

Mësimdhënësit në Rahovec i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për këtë komunë, Mehmet Kryeziu, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e trajnimit dhe kushtet e punës.

- Advertisement -

Trajnimet kanë vazhduar edhe në Prishtinë, Prizren, Drenas e Malishevë.