SBASHK filloi me tri grupe të trajnimit kurse organizoi testet edhe për tetë grupe tjera gjatë vikendit

- Advertisement5 -

SBASHK filloi të shtunën edhe me tri grupe të reja të trajnimit në Prishtinë dhe Viti.

- paragrafi 1 -

Në Prishtinë të shtunën filluan dy grupe të trajnimit në porgramin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me traneret e përcaktuara nga SBASHK, Dorentinë Demaku dhe Blerona Ahmeti.

- Advertisement - M1

Mësimdhënësit i vizitoi kryetari i NSKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e trajnimit dhe u uroi mësimdhënësve arritje sa më të larta profesionale.
Një grup i trajnimit në po të njëjtin program filloi edhe në Viti, me trajnerin e përcaktuar nga SBASHK, Musli Neziri. Edhe në Viti qëndroi kryetari i NSKAP-it Kemajl Bislimi, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e rregullt të trajnimit.

Ndërkohë, gjatë ditës së shtunë SBASHK organizoi edhe pesë grupe të testimit për mësimdhënësit të cilët e kanë ndjekur dhe përfunduar më parë këtë trajnim, nga komuna e Shtimes dhe Gjilanit.

Në Gjilan SBASHK organizoi dy grupe të testimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 1 dhe 2. Mësimdhënësit e modulit të parë ishin udhëhequr nga trajnerja Ibadete Limoni, kurse ata të modulit të dytë nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Musli Neziri.

- Advertisement - m2

Testi në Gjilan u administria nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja administrative, Shukrie Gori. Mësimdhënësit në Gjilan i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it në këtë komunë, Blerim Mehmeti.

Kurse në Shtime SBASHK organizoi tri grupe të testimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, dy në modulin e dytë dhe një në modulin e parë.

Testet në Shtime u administruan nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe zyrtari Ligjor, Blendor Shatri. Edhe mësimdhënësit e Shtimes i vizitoi kryetari i NSKAP-it për këtë komunë, Bekim Krasniqi.

Grupet e modulit të dytë në Shtime ishin udhëhequr nga trajnerët Dorentinë Demaku dhe Arben Zymeri, kurse ai i modulit të parë ishte udhëhequr nga trajnerja Blerona Ahmeti.
Ndërkohë, të dielën SBASHK do të organizojë edhe testet për tri grupe të trajnimit në po të njëjtat programe, të udhëhequra nga trajnerët, Vloran Krasniqi, Arton Ajeti e Admir Halimi.