SBASHK filloi me një grup të trajnimit në Lipjan

- Advertisement -
SBASHK filloi me një grup të trajnimit në programin ”Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” në shkollën ”Ismail Luma” në Lipjan.
Trajnimi po udhëhiqet nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Emrush Ahmeti, derisa ishte kërkesë e anëtarësisë së kësaj komune.
Trajnim me një grup të mësimdhënësve në po të njëjtin program po mbahet edhe në Fushë-Kosovë, i cili ka filluar një javë më parë nën udhëheqjen e trajnerit Safet Beqiri.
Kurse në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” po ashtu po vazhdon trajnimi i filluar dy javë më parë në komunën e Lipjanit, nën udhëheqjen e trajnerit Idriz Sopa.
SBASHK vazhdon angazhimin në shërbim të anëtarësisë në të gjitha komunat e Kosovës përmes trajnimeve pa pagesë për anëtarësinë.