SBASHK filloi me një grup të trajnimit në Gjilan dhe organizoi testet për katër grupe tjera të mësimdhënësve

- Advertisement5 -

SBASHK të shtunën filloi me një grup të trajnimit në Gjilan, në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” moduli 2, i cili po udhëhiqet nga trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Musli Neziri.

- paragrafi 1 -

Mësimdhënësit që e filluan trajnimin i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Gjilan, Blerim Mehmeti. Derisa në Gjilan vazhdoi trajnimin edhe grupi tjetër i mësimdhënësve të cilët e kishin filluar trajnimin javë më parë, me trajneren Ibadete Limani.

- Advertisement -

Ndërsa, në Prizren SBASHK organizoi testet për dy grupe të mësimdhënësve të cilët e kishin përfunduar më parë trajnimin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” moduli 1 dhe moduli 2, dhe ishin udhëhequr nga trajnerët e pëzgjedhur nga SBASHK, Naser Kastrati, respektivisht Ermal Ahmetaj.

Testet u administruan nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, sekretari i Përgjithshëm, Ymer Ymeri dhe trajnerja Dorentinë Demaku. Ndërsa, për tu kujdesur për mbarëvajtjen e testit, i pranishëm ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Prizren, Reshit Kushaj.
SBASHK të shtunën organizoi edhe testet në Rahovec dhe Gjakovë nga zyrtari Ligjor, Blendor Shatri.

Në Rahovec trajnimi ishte udhëhequr nga trajneri Emin Hoxha, kurse i pranishëm për tu kujdesur për mbarëvajtjen e trajnimit ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Rahovec, Mehmet Kryeziu dhe ish kryetari, Veli Morina.

- Advertisement -

Kurse në Gjakovë trajnimi ishte udhëhequr nga trajnerja Litvana Spahija, derisa i pranishëm për tu kujdesur për mbarëvajtjen e testimit ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Gjakovë, Zenun Nimani.