SBASHK filloi të shtunën me një grup të trajnimit në komunën e Drenasit, në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 2.
Trajnimi po udhëhiqet nga trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Fejzullah Berisha, derisa pë ta pëcjellë nga afër mbarëvajtjen e tij, i pranishëm në shkollën ”Gjergj Kastrioti Skenderbeu”, ku po mbahet trajnimi, ishte edhe kryetari i NSKAP-it për Drenas, Ilaz Dervishi.
SBASHK po vazhdon me trajnime edhe në komuna tjera të Kosovës si në Lipjan, ku po zhvillohen dy grupe të trajnimit në dy programe të ndryshme.