SBASHK filloi me një grup të ri të trajnimit, kurse organizoi teste për 7 grupe tjera

- Advertisement -

SBASHK ka filluar të shtunën me një grup të trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” në komunën e Rahovecit, i cili po udhëhiqet nga trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Gani Kryeziu.

Ndërkohë, gjatë të shtunës dhe të dielës SBASHK ka organizuar edhe testet për shtatë grupe të mësimdhënësve, të cilët e kanë ndjekur trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në komuna të ndryshme të Kosovës.

- Advertisement -

Nën administrimin e Sekretarit të Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtares Nezafete Jakupi, të shtunën u mbajtën testet për mësimdhënësit që e kanë përfunduar me sukses trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” në komunën e Podujevës, me trajner Kadri Hyseni.

Kurse gjatë ditës së dielë pritet të mbahen testet edhe për dy grupe të mësimdhënësve në Gjilan të cilët e kanë ndjekur trajnimin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajnere Ibadete Limani, derisa testi do të administrohet po ashtu nga Sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri.

Gjatë të dielës, nën adminsitrimin e Nënkryetares së SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe zyrtarit ligjor, Blendor Shatri, do të mbahen testet në Gjakovë, për mësimdhënësit që janë udhëhequr nga trajnerja e përcaktuar nga SBASHK, Litvana Spahija.

- Advertisement -

Testi për një grup të mësimdhënësve që ishte udhëhequr nga trajneri Albert Samadraxha do të mbahet edhe në Malisheve si dhe në Rahovec, ku trajneri i përcaktuar nga SBASHK është Ermal Ahmetaj.