SBASHK filloi me katër grupe të trajnimit në Kaçanik dhe Fushë-Kosovë

- Advertisement5 -

SBASHK filloi të shtunën me katër grupe të reja të trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” në Kaçanik dhe Fushë-Kosovë.

- paragrafi 1 -

Në Kaçanik SBASHK filloi me tri grupe të trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, të cilat po i udhëheqin trajnerët e përcaktuar nga SBASHK, Hysen Sogojeva, Emrush Ahmeti dhe Ramadan Gashi.

- Advertisement - M1

Me fillimin e trajnimit, mësimdhënësit i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Kaçanik, Islam Berisha, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e trajnimit dhe u uroi mësimdhënësve arritje sa më të larta profesionale.

Kurse në Fushë-Kosovë filloi një grup i trajnimit në po të njëjtin program “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” nën udhëheqjen e trajnerit, Blendor Shatri.

Edhe mësimdhënësit e Fushë-Kosovës i vizitoi kryetari i NSKAP-it për këtë komunë, Haki Krasniqi, i cili u kujdes që trajnimi të filloj mbarë.

- Advertisement - m2

SBASHK po vazhdon me trajnime edhe në komuna tjera të Kosovës si Dragash, Shtime e Gjilan.