SBASHK filloi me dy grupe të trajnimit në Skenderaj dhe Gjilan

- Advertisement5 -

SBASHK të shtunën filloi me dy grupe të trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, të cilat po mbahen në shkollën “Shaban Jashari” në Skenderaj.

- paragrafi 1 -

Trajnimet po i udhëheqin trajneret e përzgjedhura nga SBASHK, Abenita Gashi dhe Fatlume Mehmeti.

- Advertisement - M1

Kurse për t’u kujdesur për mbarëvajtjen e trajnimit, mësimdhënësit i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Skenderaj, Shpend Rexha, i cili pjesëmarrësve u dëshiroi sukses dhe arritje të larta profesionale.

Ndërkohë të shtunën SBASHK organizoi edhe testet për tri grupe tjera të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, dy në Kamenicë dhe një në Gjilan.

Tsstet u administruan nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe zyrtarja Nezafete Jakupi. Kirse të pranishëm ishin edhe kryetarët e Niveleve Sindikale Komunale të Kamenicës dhe Gjilanit, Lulzim Thaqi, respektivisht Blerim Mehmeti.

- Advertisement - m2

Trajnimet në Kamenicë ishin udhëhequr nga trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Xhemail Kastrati kurse në Gjilan nga trajnerja Ibadete Limoni.

SBASHK vazhdon me mbështetjen e mësimdhënësve anëtar përmes trajnimeve të licencuara të cilat i ofron për anëtarësinë e vet pa pagesë.