SBASHK të shtunën filloi me mbajtjen e trajnimit për dy gurpe të mësimdhënësve, një në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” dhe një grup në prgramin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”.
Në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, një gurp filloi në Klinë, me trajner Burim Krasniqi, derisa mësimdhënësit i vizitoi edhe kryetarja e NSKAP-it për këtë komunë, Njomza Limanaj e cila u dëshiroi punë të mbarë dhe suksese në zhvillimin professional.
Kurse në Viti filloi një grup i trajnimit në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, me trajneren e përcaktuar nga SBASHK, Makfirete Zuka.
Edhe mësimdhënësit e Vitisë i vizitoi kryetari I NSKAP-it për këtë komunë, Kemajl Bislimi, i cili u kujdes për mbarëvajtjen e trajnimit dhe ofrimin e kushteve sa më të përshtatshme për ndjekjen e trajnimit.