SBASHK filloi me dy grupe të reja të trajnimit në Viti e Rahovec

- Advertisement -

SBASHK këtë vikend ka filluar me dy grupe të trajnimit, në komunën e Vitisë dhe atë të Rahovecit.

Në Viti të dielën filloi trajnimi në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnerin e përzgjedhur nga SBASHK, Musli Neziri.

- Advertisement -

Ndërsa mësimdhënësit të cilët po e ndjekin këtë trajnim, të shtunën i vizitoi edhe kryetari i SKAP-it për këtë kokunë, Kemajl Bislimi.

Edhe në Rahovec SBASHK ka vazhduar me organizimin e trajnimeve për mësimdhënës, ku të shtunën filloi një grup në programin ”Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje të dialogut social”, me trajnerin e përzgjedhur nga SBASHK, Gani Kryeziu.

Mësimdhënësit që po e ndjekin këtë trajnim të dielën i vizitoi edhe kryetari i SKAP-it për Viti, Veli Morina i cili e percolli nga afër mbarëvajtjen e procesit.

- Advertisement -

Po ashtu në Pejë e Gjilan kanë vazhduar trajnimet e filluara javën e kaluar.