SBASHK filloi me 9 grupe të trajnimit, organizoi edhe testet për dy grupe të mësimdhënësve

- Advertisement -

Të shtunën SBASHK filloi me nëntë grupe të trajnimit në programet “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” dhe “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” në disa komuna të ndryshme të Kosovës, kurse të dielën fillojnë edhe dy grupe tjera.

- paragrafi 1 -

Trajnimet filluan në Prizren me katër grupe në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK: Arton Ajeti, Ermal Ahmetaj, Naser Kastrati dhe Nexhat Maçkaj si dhe një grup në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” me trajnere Arlinda Lamaj.

- Advertisement -

Në Podujevë filloi një grup i trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajner Kadri Hyseni, derisa të dielën pritet të fillojë edhe grupi i dytë i trajnimit në programin e njëjtë dhe me trajnerin e njëjtë të përcaktuar nga SBASHK. Kurse një grup i trajnimit filloi në programin “Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social” me trajnere Nora Haliti.

Në Gjilan të shtunën filloi një grup i trajnimit në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” me trajnere Ibadete Limani kurse të dielën fillon edhe grupi i dytë në të njëjtin program nga po e njëjta trajnere e përzgjedhur nga SBASHK-u.

Në Gjilan të shtunën u mbajtën edhe testet për mësimdhënësit të cilët e kanë përfunduar këtë trajnim, të cilat u administruan nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala dhe zyrtari ligjor, Blendor Shatri.

- Advertisement -

Ndërsa në Rahovec të shtunën filloi një grup i trajnimit po ashtu në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, me trajnerin e përzgjedhur nga SBASHK, Skender Gashi.