SBASHK filloi sot me 6 grupe të trajnimit në katër komuna të ndryshme të Kosovës.
Në Prishtinë filloi një grup i trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”-moduli 2, me trajneren e përcaktuar nga SBASHK-u, Doruntina Demaku.
Mësimdhënësit që e filluan trajnimin i vizitoi edhe kryetari i NSKAP-it për Prishtinë, Qamil Hajdini, i cili u uroi sukses mësimdhënësve në zhvillimin profesional.
Një grup i trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, filloi edhe në Drenas, me trajnerin e përzgjedhur nga SBASHK, Nexhmedin Gruda. Edhe mësimdhënësit e Drenasit i vizitoi kryetari i NSKAP-it për këtë komunë, Iilaz Dervishi.
Kurse në Malishevë SBASHK filloi me dy grupe të reja të trajnimit: Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie dhe Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social.
Grupin nga programi ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, po e udhëheq trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Albert Samadraxha kurse atë të programit ”Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, po e udhëheq trajneri Skender Gashi.
Edhe në Vushtrri filluan dy grupe të trajnimit në po këto programe. Trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” po e udhëheq trajneri i përcaktuar nga SBASHK, Afrim Haziri kurse trajnimin e programit ”Forcimi i kapaciteteve për udhëheqje efektive të dialogut social”, po e udhëheq trajneri Zahir Kastrati.
SBASHK vazhdon angazhimin në shërbim të anëtarësisë më organizimin e trajnimeve pa pagesë për të gjithë mësimdhënësit anëtar.