E mërkurë, 5 Shkurt, 2025

SBASHK filloi me 4 grupe të trajnimit, do të mbahen testet edhe për 7 grupe tjera të mësimdhënësve

- Advertisement1-

SBASHK sot ka filluar edhe me katër grupe të reja të trajnimit, dy prej të cilave në programin ”Forcimi i kapaciteteve për udhëheqjen efektive të dialogut social”, të cilat kanë nisur në Lipjan, me trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK: Afrim Gashi dhe Nora Ajeti.

Mësimdhënësit që e filluan trajnimin, të shtunën i vizitoi edhe kryetari i SKAP-it për këtë komunë, Emrush Ahmeti, i cili u interesua për mbarëvajtjen e këtyre trajnimeve.

- Advertisement -

Të shtunën, me nga një grup të trajnimit në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, filluan edhe Rahoveci dhe Drenasi me trajnerët e përzgjedhur nga SBASHK, Nexhat Maçkaj, respektivisht Arbenita Gashi.

Mësimdhënësit e Rahovecit të shtunën i vizitoi edhe kryetari i SKAP-it për këtë komunë, Veli Morina, i cili u nda i kënaqur me procesin e trajnimit. Po ashtu, mësimdhënësit të cilët e filluan trajnimin në Drenas i vizitoi kryetari i SKAP-it për këtë komunë, Ilaz Dervishi, i cili u dëshiroi mësimdhënësve suksese sa më të larta në zhvillimin profesional.

Gjatë dy ditëve të këtij vikendi, SBASHK ka organizuar edhe testet për shtatë grupe të mësimdhënësve të cilët e kanë përfunduar me sukses trajnimin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”.

Të shtunën u organizua testi për dy grupe të mësimdhënësve në Prizren, një grup në Dragash nga Sekretari i Përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, dhe zyrtarja Nezafete Jakupi. Kurse për dy grupe të mësimdhënësve në Mitrovicë, testi u administrua nga nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala.

SBASHK të dielën pritet të mbaj testet edhe për dy grupe të mësimdhënësve në komunën e Pejës.

- Advertisement -rrrrrrr

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nxënëset Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj me punim të veçantë kushtuar Pavarësisë

Sumeja Alija dhe Djellarta Muqaj nxënëse të shkollës "Emin Duraku", në Prizren kanë realizuar...

Gjuha shqipe mësohet edhe në Kisamo të Greqisë

Nxënësit shqiptarë të Kisamo në Greqi tashmë kanë kursin plotësues për gjuhën shqipe “Frang...

Shkolla “Hamit Sejdiu” në Kërpimeh zgjedh kryesinë e re të Këshillit të Prindërve

Shkolla "Hamit Sejdiu" në Kërpimeh të Podujevës ka zgjedhur kryesinë e re të Këshillit...

Qortohet se nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë – 10-vjeçari kinez i hakmerret babait

Një djalë 10-vjeçar, i qortuar nga i ati për moskryerjen e detyrave të shtëpisë,...