E diel, 19 Janar, 2025

SBASHK e Qeveria, të betonuar në qëndrimet e tyre, nxënësit po pësojnë

- Advertisement1-

Këshilli grevist i kryesuar nga Rrahman Jasharaj i SBASHK-ut është takuar sot me kryeministrin Albin Kurti, rreth mundësisë së arritjes së një marrëveshje për ndërprerjen e grevës.

Por, një marrëveshje nuk u arrit. As nuk po shihet ‘drita në fund të tunelit’.

- Advertisement -

Si qeveria, ashtu edhe grevistët janë ‘betonuar’ pas qëndrimeve të tyre, ndërsa ata që po pësojnë nga krejt kjo situatë janë nxënësit.

Jasharaj sot pas takimit me Kurtin deklaroi se s’ka asnjë ndryshim nga pozicionet e grevistëve dhe qeverisë.

“Sapo dolëm nga një takim shumë kohë i pritur mes këshillit grevist dhe kryeministrit Kurti e ministrave Murati e Nagavci. Takimi ishte i gjatë, ne si këshill grevist ia rikujtuam kërkesat tona legjitime që i di opinioni, ata na treguan për angazhimet që kanë bërë. Takimi ishte përmbajtësor por asgjë nuk kemi ndryshime. Qeveria qëndron në pakon e prezantuar”, tha ai.

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, ka thënë se Qeveria e Kosovës nuk po lëviz nga 50 euro.

“Ne donim të bënim një kompromis për hir të situatës, por qeveria nuk lëvizte”, ka thënë Jasharaj.

Por, versionin e saj e dha edhe qeveria, më saktësisht shefi i saj, Albin Kurti.

- Advertisement -rrrrrrr

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin e sotëm me Këshillin Grevist dhe përfaqësuesit e BSPK-së, iu dha një propozim apo ofertë por se ata ende pa dalë e pa diskutuar me anëtarësinë thanë se greva vazhdon.

“Neve na u tha se do të pyetet anëtarësia e posa dolën nga takimi deklaruan se greva vazhdon. Kur e pyetën anëtarësinë? Oferta shtesë ishte kjo, do të jenë pjesë përmbajtjesore e diskutimeve publike për Ligjin e Pagave. Ne atyre ua dhamë lajmin të parët, se këtë javë do të fillojë diskutimi publik sepse diskutimet preliminare po përfundojnë. Dy të tjerat ishin që bashkërisht me BSPK-në do të bëjmë reformën e sistemi pensional, në mënyrë që të bëjmë diferencimin e kategorive të ndryshme, duke e hequr atë pragun famëkeq prej 15 vjet përvojë pune.

Edhe për këtë u zotuam sot, por edhe tek barnat esenciale do të shtojmë 10 milionë euro. Edhe për këtë u zotuam.E thanë se do të diskutojnë më anëtarësinë, e kur dolën thanë se vazhdon greva.Nuk e di se çfarë anëtarësie është ajo që reduktohet ndoshta me një telefonatë. S’kam si e kuptoj ndryshe këtë?”, tha Kurti.

Arsyetimin e tij, Kurti e ka vazhduar duke thënë se në Projektligjin për Paga mësimdhënësit do të kenë koeficientin më të lartë ndonjëherë.

Shkollimi fillor në Kosovë është obligativ, rrjedhimisht qeveria duhet të mundësojë mbarëvajtjen e mësimit për nxënësit. Por, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është mjaftuar me një ‘urdhër’ pa zbatueshmëri, se “askush nuk mund t’i mbyllë shkollat”.

Krejt çka ka propozuar Nagavci sot, ishte sugjerimi i saj ndaj prindërve, që të shkojnë në shkolla e t’i marrin librat e fëmijëve.

Nxënësve kosovarë u janë zgjatur pushimet verore, për shkak se ’50 euro ose 100 euro paskan vlerë më shumë se procesi mësimor’.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...