SBASHK-u e organizoi testin për një grup të mësimdhënësve në Rahovec të cilët e kishin ndjekur trajnimin në programin ”Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie”, të udhëhequr nga trajneri Albert Samadraxha.
Testi u organizua nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri dhe kryetari i Komisionit Statutar, Blendor Shatri.
Për të përcjellë nga afër mbarëvajtjen e testit, të pranishëm ishin kryetari i NSKAP-it për Rahovec, Mehmet Kryeziu, nënkryetarja Elife Maxhuni-Hoti si ish kryetari i NSKAP-it, Veli Morina.
SBASHK vazhdon organizimin e trajnimeve për mësimdhënësit-anëtarë të Sindikatës në çdo komunë të Kosovës.
