SBASHK e mbajti testin në Viti për një grup të mësimdhënësve – prezent edhe Rrahman Jasharaj

- Advertisement5 -

SBASHK sot organizoi testin në Viti për mësimdhënësit të cilët e kishin ndjekur trajnimin në programin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mëismdhënie”-moduli 2.

- paragrafi 1 -

Mësimdhënësit të cilët e vijuan trajnimin i përshëndeti edhe kryetari Rrahman Jasharaj, i cili u dha mbështetje në mbrojtjen e të drejtave të tyre dhe përmirësimin e kushteve të punës.

- Advertisement -

Testi u administrua nga sekretari i Përgjithshëm në SBASHK, Ymer Ymeri, derisa trajnimin e kishte udhëhequr trajneri i përzgjedhur nga SBASHK, Musli Neziri.

Për ta përcjellë nga afër mbarëvajtjen e testimit ishte i pranishëm edhe kryetari i NSKAP-it për Viti, Kemajl Bislimi. SBASHK vazhdon angahzimin për mësimdhënësit-anëtar me trajnime pa pagesë në mbarë Kosovën.