SBASHK dërgon në bregdet edhe mbi 200 mësimdhënës



nder titull

- Advertisement5 -

Nën organizimin e SBASHK-ut, sot kanë udhëtuar për në bregdetin shqiptar edhe mbi 200 mësimdhënës-anëtarë të Sindikatës, të cilët në shenjë respekti dhe mirënjohje për punën dhe kontributin në arsim, do të qëndrojnë për një pushim 6 ditor atje.

- paragrafi 1 -

Për këtë organizim, kryetari Rrahman Jasharaj i cili po qëndron bashkë me pushues në bregdet, është shprehur i lumtur derisa mësimdhënësve u ka uruar pushime të këndshme dhe ditë të qeta në shoqërinë e kolegëve nga shkollat e tyre, komunat por edhe mbarë Kosova, të cilët po e shfrytëzojnë këtë mundësi.

- Advertisement - M1

Me grupin e tretë dhe të fundit të pushuesve në bregdetin shqiptar, SBASHK e përmbyll për këtë vit organizimin e pushimeve për mësimdhënës, duke rrumbullaksuar kështu një numër prej rreth 450 pushuesve të cilët e kanë shfrytëzuar pushimin në bregdet nën organizimin e SBASHK-ut, pa pagesë.

Paraprakisht në bregdet kishin udhëtuar edhe rreth 300 mësimdhënës në dy grupe të ndara, më 21 qershor 2026 grupi i parë dhe 26 qershor i dyti.

SBASHK do të vazhdojë traditën në shërbim të anëtarësisë por edhe respketimin dhe mirënjohjen ndaj punës së paçmuar të mësimdhënësve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre jetësor në edukimin e brezave dhe ngritjen e nivelit edukativ-arsimor në shoqëri.

- Advertisement - m2

Shqip | English