SBAShK del me urim për 1 shtatorin: Prindërve iu dëshirojmë sa më pak stres lidhur me furnizimin me tekste shkollore

- Advertisement -

SBAShK-u ka uruar punëtorët arsimorë për fillimin e vitit të ri shkollor duke i përgëzuar që edhe në ditët e gushtit kanë qenë në institucione arsimore dhe kanë kryer e realizuar të gjitha përgatitjet për nismë të mbarë të betejës së re për dije.

- paragrafi 1 -

SBAShK-u, përmes një komunikate për media, uroi edhe nxënësit dhe prindërit duke ju dëshiruar sa më pak stres lidhur me furnizimin me tekste shkollore, pasi sipas tyre, kjo po bëhet për të tretën herë nga ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe stafi saj në mënyrën më të gabuar të mundshme.

- Advertisement -

“Në këtë 1 shator kujtojmë anëtarësinë se SBAShK-u ka bërë gjithë përgatitjet duke qene i gatshëm për dialog apo edhe për veprime sindikale lidhur me kërkesat e duke veçuar Kontratën Kolektive, realizimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese që edhe 15 vitet e para të paguhen 0.5 % të vlerë s së pagës, që të ngritet vlera e koeficientit të pagave, që të përmirësohen kushtet e punës e shumë kërkesa të tjera, të cilat u grumbulluan për shkak të qëndrimit të gabuar e madje armiqësor të Qeverisë Kurti ndaj sindikatave”, thuhet në njoftimin e sindikatës.

“Anëtare e anëtarë të nderuar të SBASHK-ut ju lusim që me përkushtim, edhe për kundër gjithë pakënaqësive të arsyeshme, të jepni maksimumin duke vazhduar misionin e shenjtë për edukimin dhe arsimimin e brezave edhe në këtë 1 shtator po lutemi bashkërisht që të krijohet një Qeveri, jo si kjo që ishte për më shumë se 4 vite, por një Qeveri që është e prirë për dialog, respekt të ndërsjellë dhe për zgjidhjen e kërkesave legjitime dhe tejkalimin e sfidave pa pasur nevojë për protesta e greva”.

“SBAShK-u apelon te institucionet komunale që të mos bëjnë presion te mësimdhënësit për nënshkrimin e dofarë Kontratash të reja të punës sepse punëtorët arsimor kanë kontrata pune dhe prandaj nuk kanë pse të nënshkruajnë kontrata të reja, që janë shumë më të pafavorshme se këto që i kanë tani e sa vite”, thuhet në njoftim. /AlbanianEducation.net