SBASHK apel mësimdhënësve: Mos nënshkruani kontrata të reja të punës

- Advertisement5 -

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës (SBASHK), thotë se ditët e fundit përsëri në disa komuna, e veçanërisht në komunën e Vushtrrisë është aktivizuar kërkesa për nënshkrimin e kontratave të reja të punës përkundër që mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar i kanë kontratat e punës me afat të pacaktuar.

- paragrafi 1 -

SBASHK përmes një njoftimi thotë se versionet që po qarkullojnë e që i posedon janë më të pafavorshme se kontratat ekzistuese dhe nuk janë në përputhshmëri me UA10/2015 për kontratat e punës për mësimdhënësit e Arsimit Parauniversitar.

- Advertisement - M1

“Njoftojmë anëtarësinë por edhe punëdhënësit, se kontratat e ofruara në këtë formë siç po i ofroni janë jo-ligjore, për shkak se nuk janë në përputhje me Udhëzimin Administrativ të lartëcekur dhe ju bëjmë me dije se SBASHK është në kontakt me Sindikatat e Arsimit të Regjionit dhe Europës dhe është duke analizuar kontratat e punës së tyre ku ka vërejtur se në kontratë të punës nuk duhet të ketë shumë të parave, por vetëm koeficient e benefite tjera në formë koeficienti, dhe shumë shpejtë do të dalë me një version të pranueshëm për anëtarësinë tonë, dhe do të ia ofrojë Asociacionit të komunave të Kosovës”.

“Prandaj kërkojmë nga komunat që të ndalin presionin ndaj mësimdhënësve për nënshkrimin e këtyre farë versioneve të kontratave të punës që po qarkullojnë. Po ashtu, apelojmë te anëtarësia që kanë kontrata në kohë të pacaktuar të mos i nënshkruajnë këto farë versione të kontratave të punës edhe përkundër presioneve që mund t’i kenë nga punëdhënësit”, thuhet në njoftim.

- Advertisement - m2

/AlbanianEducation.net.