SBASHK aktivitete në Rahovec e Mitrovicë për ngritje të cilësisë në arsim

- Advertisement5 -

SBASHK-u ka mbajtur aktivitete në Rahovec e Mitrovicë për ngritje të cilësisë në arsim, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë SBASHK përmes një postimi në Facebook.

- Advertisement - M1

Njoftimi:

Njohuri të reja në shërbim të ngritjes së cilësisë në arsim

Kolege e kolegë nga Rahoveci kanë filluar më 20 prill trajnimin “Aplikimi i programeve kompjuterike në mësimdhënie” udhëhequr nga trajneri Albert Samadraxha. Ata kanë vazhduar këtë aktivitet edhe në vikendet në vijim për të përfunduar pjesën e parë të këtij trajnimi dhe të dielën e 12 majit dituritë e fituara i kanë dëshmuar përmes testimit të mbajtur.

- Advertisement - m2

Për rrjedhën e mbarë të testimit është përkujdesur koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe zyrtarja Afërdita Mirena.

Kryetari i Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë Veli Morina bashkë me anëtarin e kryesisë Hajredin Kadiri kanë përcjellë me vëmendje rrjedhën e këtij aktiviteti gjatë gjithë ditëve të vikendit dhe kanë zhvilluar edhe bashkëbiseda me pjesëmarrësit dhe bashkërisht kanë shprehur respekt për angazhimet e SBASHK-ut në shërbim të anëtarësisë. SBASHK-u falënderon drejtorin e shkollës “Isa Boletini”, Sakip Kryeziu dhe kryetaren e shoqatës sindikale të këtij institucioni arsimor Xhylsime Shala për përkrahjen që ky aktivitet të realizohet me sukses.

Po ashtu duke u bazuar në vullnetin e anëtarësisë në Mitrovicë koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri dhe stafi në komunikim me kryetarin e Kuvendit të Sindikatës së Arsimit Parauniversitar për këtë komunë, Isa Ismajli kanë bërë gjithë përgatitjet dhe në vikendin e 11 dhe 12 prillit në ambientet e shkollës “Musa Hoti” të Mitrovicës ka filluar trajnimi “Roli i aktiviteteve kreative në mësimdhënie dhe zbatimi i tyre në shkollat fillore” me trajneren Arberina Hajzeri.

Kryetari Ismajli ka vizituar pjesëmarrësit e këtij takimi dhe ka bashkëbiseduar me ta për çështjet aktuale sindikale dhe në arsimin e kësaj komune.

Pjesëmarrësit e këtij aktiviteti kanë përgëzuar SBASHK-un për gjithë angazhimet në shërbim të anëtarësisë.

FB IMG 1715777454401 FB IMG 1715777469103