E premte, 20 Shtator, 2024

Sazan Ibrahimi: Ministria e Arsimit tentoi ta fshihte problemin me shpërndarjen e librave

- Advertisement1-

Ishte “largpamëse” dhe më se e bindur kur premtoi se nuk do të ketë më vonesa në shpërndarjen e teksteve shkollore. Madje, deklaronte se tekstet shkollore nuk do të dërgohen më në shkolla në fillim të shtatorit, por shumë më herët në kohë, duke e përmendur ditët e fundit të muajit korrik.

Sikurse të mos mjaftohej, Nagavci shtonte se “Jemi të përkushtuar për tekste shkollore cilësore për nxënësit tanë, dhe shpërndarja e teksteve me kohë për të gjithë nxënësit është një pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi”.

- Advertisement -

Por kur kanë kaluar 20 ditë prej se ka përfunduar muaji korrik e ka filluar ai gusht, e kështu kur kanë mbetur më pak se dy javë nga 1 shtatori kur edhe pritet të fillojë viti i ri akademik 2023/2024, ministrja premtuese nuk ka arritur ta bëjë shpërndarjen e teksteve shkollore nëpër komuna.

Për vonesat në shpërndarjen e librave fala pa procedura të komplikuara, ashpër ka reaguar Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK).

Sazan Ibrahimi nga AKK ka thënë se për herë të parë po ndodh që niveli qendror të mos ketë gatishmëri për furnizimin e komunave me tekstet shkollore.

“Shumica absolute e komunave janë të përgatitura për një fillim të mbarë të vitit shkollor. Pra, çka bie në përgjegjësi të komunave pothuasje në mënyrë absolute është përmbushur, problemi kryesor qëndron në përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit, sepse nuk i kanë furnizuar komunat me tekste shkollore dhe kjo është hera e parë që kemi një mosgatishmëri të nivelit qëndor për furnizim të komunave me tekste shkollore. Niveli qëndror është zotuar që në mes të korrikut t’i furnizojë komunat me tekste, në mënyrë që të kemi fillimin e procesit mësimor. Edhe komunave mund t’u themi siqerisht se nuk mund t’iu interesojë së çfarë është bërë me procedurat e tenderimit dhe çmimet nga niveli qendror. Faji bie te MAHT-I për mosfurnizim me tekste shkollore. Pasi shkollat përmes komunave furnizohen me tekste shkollore prej MASHT-it. Në bazë të legjilacionit, Ministria duhet t’I sigurojë tektet shkollore”, ka thënë Ibrahimi.

Për këto vonesa, Ibrahimi thotë se të gjithë përgjegjësinë duhet ta marrë Ministria e Arsimit, ashtu edhe për cka vetë kishte premtuar.

“Ministrja Ngavci e ka shkelur edhe Kushtetutën dhe nuk ka dhënë ndonjë përgjegjësi dhe për çdo lëshim duhet të ketë përgjegjësi. Komunave vitin e kaluar u është premtuar se tekstet shkollore do t’iu shkojnë nëpër komuna kah mesi i korrikut, tash po shohim se kjo po çalon dhe dikush duhet të marrë përgjegjësi se nxënësit nuk po furnizohen me tekste shkollore. Komunave iu intreson që MASHT-I po i kryen obligimet ligjore”, shtoi mes tjerash Ibrahimi.

- Advertisement -rrrrrrr

Nga këto vonesa, ata që do të pësojnë janë nxënësit. E për këtë, Ibrahimi ka listuar problemet, me të cilat, nxënësit do të përballen, duke filluar nga ata të cilët për herë të parë do të ulen në bankat shkollore. Jo e duhur shihet edhe ideja që nxësnësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën t’i përdorin librat e viteve të kaluara.

“Paramendoni nxënësit e klasave të para kur fillojnë mësim nuk do të kenë tekste, plus shto kësaj që këtë vit shkollat do të furnizohen, nëse furnizohen, janë tekste nga e para deri në të pestën, ndërsa nga e klasa e gjashtë deri në të nënëtën në bazë të udhëzimit adminstrativ thuhet se tekstet e viteve të kalura duhet të përdoren. Tash nxënësit nuk i kanë kthyer tekstet, disa mund të jenë të papërdorshme”, tha mes tjerash ai.

E si duket MAShTI kishte tentuar që ta fshihte problemin që kishte me shpërndarjen e teksteve shkollore, por që edhe këtu llogarit u prishën. Krejt kjo pasi AKK e bëri publike që komunat nuk po furnizoheshim me tekstet shkollore, sikurse kishin marrin premtimin nga e para e MAShT-it, Arbërie Nagavci. /GazetaBlic/

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....